Çka është DaaS – Desktop as a Service?

DaaS (Desktop as a Service) është një zgjidhje cloud që ofron desktop virtual të menaxhuar nga një ofrues i jashtëm, të cilin përdoruesit mund ta aksesojnë nga çdo pajisje me internet. Në vend që kompania të instalojë sistemin operativ dhe aplikacionet në çdo kompjuter fizik, DaaS i ofron këto përmes një mjedisi të centralizuar cloud, duke rritur fleksibilitetin, sigurinë dhe efikasitetin.


Si funksionon DaaS?

• Ofruesi cloud menaxhon infrastrukturën backend: serverët, ruajtjen, rrjetin dhe virtualizimin.

• Përdoruesit lidhen përmes një shfletuesi web ose aplikacioni të dedikuar.

• Desktopi virtual përmban sistemin operativ, aplikacionet, skedarët dhe preferencat e përdoruesit.

• Mund të jetë persistent (ruan personalizimet) ose non-persistent (rikthehet në gjendje standarde pas çdo sesioni).